Beyonce dhe Jay Z e kanë një problem NULL NULL 29/05/2015 29/05/2015 Kompania e re e Jay Z “Tidal” mund të ballafaqohet me një problem trupërues. Beyonce mund të detyrohet ta largojë muzikën e saj nga kompania muzikore e bashkëshortit të saj. Sipas revistës Bloomberg, Jay Z duhet të lidhë marrëveshje me kompaninë Sony, transmeton Klan Kosova. Kjo për arsye se katalogun muzikor të Beyonce e ka nën pronësi kompania Sony. Artikulli i Bloomberg thotë se kur Jay-Z ka blerë kompaninë Tidal, ai është dashur të nënshkruajë marrëveshje me kompanitë kryesore të botë së artit: Universal, Warner dhe Sony. Jay Z ka arritur të merret vesh me Universal, por Sony ka kërkuar shuma të mëdha parash që Tidal të mund të ketë qasje në muzikën e regjistruar nga ta. Ka shumë mundësi që 5 album të Beyonce, Jay Z, do të duhet t’i largojë nga kompania e tij Tidal. Kjo do të thotë që Sony e ka muzikën e gruas së tij, kurse vetë ai, jo.