Lajmet e fundit

Profesori Nuri Bexheti ka folur në Klan Kosova për vendimin që pritet të merret sot në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bexheti tha se atmosfera e kësaj dite i ngjan asaj të një beteje, duke e përshkruar momentin si një vazhdimësi të luftës për vendin.
“Mua më duket si me qenë në vijë të frontit, sikur ne vazhdojmë ende të luftojmë për vendin tonë”, tha Bexheti.
Ai e cilësoi këtë ditë si një moment të rëndësishëm, duke shprehur pritjen e tij për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së.
“Më duket sikur është beteja e fundit e cila do të fitohet sot. Pres pafajësinë e këtyre burrave që gjithë jetën ia kanë kushtuar angazhimit atdhetar”, u shpreh ai./Klankosova.tv