Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bexheti: Kurti po favorizon indirekt forcat regresive në Maqedoni të Veriut (VIDEO)

NULL NULL
03.04.2024 14:28
Opinionisti nga Maqedonia e Veriut, Nuri Bexheti
Opinionisti nga Maqedonia e Veriut, Nuri Bexheti; Foto: Klan Kosova;

Opinionisti nga Maqedonia e Veriut, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka theksuar se përfshirja e subjektit që i takon kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut është një kaos.

“I vetmi që e ka shkaktuar këtë kaos është Albin Kurti, këtë ndërhyrje brutale, që sipas meje do të hapë dyer të tjera për interferim të fqinjëve tanë. Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend shumë i përzier entikisht dhe ku shqiptarët kanë punuar me delikatesë të jashtë zakonshme duke ruajtur tërësinë politike të shtetit, Kurti nuk e ka hapur subjektin e vet, Kurti ka deleguar njerëz”.

“Shqiptarët janë përçarë, të kujtojmë një gjë me interferimin e Kurtit në Luginën të Preshevës atje nga deputetë sa ishin në legjislaturën e re mbeti vetëm një deputet. E dyta me interferimet në Maqedoni të Veriut po e përsëris, nuk është larg dita, Kurti indirekt po favorizon forcat regresive në Maqedoni të Veriut. Forcat që do ta izolojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut, forcat që kanë aksin Shkup-Beograd”, ka thënë Bexhet. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.