“Betonohen” rrethrrotullimet në Prishtinë NULL NULL 04.06.2020 23:49 04.06.2020 23:49 Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka folur rreth iniciativës së re të ndërmarrë në rrethrrotullime të kësaj komune, me fillim të atij në lagjen Arbëria, duke thënë se me këtë po synohet ofrimi i sigurisë më të madhe për pjesëmarrësit në komunikacion. Në një lidhje direkte televizive në kuadër të Edicionit Special në Klan Kosova, ai po ashtu tregoi se projekti në fjalë nuk është i kushtueshëm dhe po bëhet në vazhdën e implementimeve të planit të mobilitetit. “Kjo janë projektet që janë duke u implementuar në planin e mobilitetit, me anë të të cilëve kemi synim ngritjen e infrastrukturës në komunën tonë, dhe krijimi i sigurisë në komunikacion është njëri prej synimeve tona”. “Më këtë iniciativë ne bëjmë fiksimin e korsive brenda rrethrrotullimit, të cilët bëjnë orientimin e automjeteve ne komunikacion. Kjo mundëson një siguri të madhe në rrugë”. “I kemi rreth 10 rrethrrotullime në qytet dhe në periferi dhe kështu do të vazhdojmë edhe tek ato dhe në udhëkryqe e kudo që është e nevojshme për t’i ofruar siguri qytetarëve dhe pjesëmarësve në komunikacion”. “Projekti nuk është shumë i kushtueshëm. Buxheti i ndarë për këtë desinacion është rreth 6000 euro, që i bie se për një rrethrrotullim është 400-500 euro, mirëpo siguria është shumë më e madhe”, u shpreh ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 3 orë më parë