Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Drecun: Situata në Kosovë shumë afër konfliktit NULL NULL 20.05.2023 10:52 20.05.2023 10:52 Kryetari i Komisionit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, me rastin e betimit të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se situata e sigurisë në Kosovë ka arritur kufirin maksimal, përtej të cilit ndodh konflikti. “Procesi i cenimit të dialogut nga Prishtina me mbështetjen e vendeve të QUINT-it, refuzimi i plotë i Projektstatutit të Komunitetit të Komunave Serbe nga ekipi menaxhues dhe futja në lojë e “një lloj vetë-Kurti. Qeveria për serbët”, thelbi i së cilës është në fakt njophja e shtetit të rremë të Kosovës nga Beogradi”, tha Drecun në një intervistë për RTS, shkruan Tanjug, përcjell Klankosova.tv Në të njëjtën kohë, sipas tij, Kurti po përpiqet të vendosë kontroll të plotë dhe absolut mbi veriun e Kosovës në dy drejtime – njëri është ai administrativ, duke “pushtuar” katër komuna në veri pas zgjedhjeve të shpallura dhe drejtimi tjetër është “okupimi i vërtetë ushtarak policor” i veriut të Kosovës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Gruda (PDK): Qeveria Kurti e emëroi dhe po e mban kundërligjshëm kryeinspektorin e Punës 13/04/2023