Betimi i Atiqit, largohet nga objekti i Komunës gruaja e policit serb të arrestuar për krime lufte NULL NULL 19.05.2023 11:43 19.05.2023 11:43 Në kohën kur në sallën e ndërtesës së Komunës së Veriut po betohej kryetari i ri i zgjedhur i kësaj komune, Erden Atiq, brenda objektit të komunës po qëndronte një zonjë serbe. Ajo ishte Suzana Trajkoviq, gruaja e Sllagjan Trajkoviqit, ish-policit të arrestuar për krime lufte në Kosovë, raporton Klankosova.tv. Ajo është dëbuar nga objekti nga forcat e sigurisë. E njëjta ka thënë se dëshiron t’ia bëjë një pyetje, me gjasë kryetarit të ri Atiq. Por, ajo u udhëzua të qëndronte jashtë hapësirave të ndërtesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut. Ndërkohë, policia ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë në seancën e betimit të kryetarit Atiq. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 2 months