Beteja e pazakontë me mustaqe (Video) NULL NULL 05/10/2015 05/10/2015 Një fshat i vogël në Austri është shndërruar në arenën e një beteje aspak të zakontë. Në Leogang zhvillohet gara e mustaqeve dhe mjekrave më të çuditshme. Janë 350 kandidatë nga 20 vende që marrin pjesë në Kampionatin e 12 Botëror, që dominohet nga gjermanët dhe austriakët, por kësaj here ka konkurrentë edhe nga Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Zelanda e Re, Australia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Mjekërat dhe mustaqet do të përzgjidhen nga një juri për 18 kategoritë e ndryshme, ku përfshihet: mjekëra më interesante me majucë, më modernja dhe mjekra më e stiliuar. Kampionati i Mjekrave dhe Mustaqeve sipas Shqiptarja, u zhvillua për herë të parë në vitin 1990 dhe përsëritet çdo vit, në vende të ndryshme të botës. https://www.youtube.com/watch?v=lBZ90vEqgNw