“Beteja e fundit” për vendin e parë – kush triumfon, Bashkimi apo Trepça? NULL NULL 04.04.2025 11:30 04.04.2025 11:30 Fundjava pritet të dhurojë ndeshje shumë interesante, në javën e 28-të të ProCredit Superligës, apo të fundit për garat e rregullta. Sipas Federatës së Basketbollit të Kosovës, kjo xhiro është vendimtare se kush do të jetë në vendin e parë mes Bashkimit dhe Trepçës, ku prizrenasit kanë një pikë më shumë, por edhe për pozitë sa më të lartë para “Play-off”-it ndërmjet Pejës (41 pikë), Yllit (41 pikë) dhe Vëllaznimit (40 pikë), transmeton Klankosova.tv. Bashkimi dhe Trepça kanë siguruar gjysmëfinalet e “Play-off”-it, derisa në çerekfinale janë kualifikuar Prishtina, Peja, Ylli dhe Vëllaznimi. Bora do të luajë në “Play-out”, ndërsa Prizreni është e fundit për këtë edicion. ProCredit Superliga- Java e 28-të: E shtunë -17:00 Proton Cable Prizreni – Golden Eagle Ylli ; -19:00 Trepça – Bora. E diel -17:00 Bashkimi – Peja; -19:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Basketboll Myers pezullohet për një ndeshje dhe gjobitet pas goditjes ndaj lojtarit të Vëllaznimit 3 weeks