Lajmet e fundit

Beteja e ish-krerëve të UÇK-së në Apel ndaj vendimit të Hagës ishte ndër temat që u diskutua sot në Kosova Today.
Me analistin politik Dardan Islami, u fol rreth asaj se si mund të organizohet më mirë mbrojtja ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Islami në Klan Kosova u shfaq optimist.
"Duhet edhe beteja diplomatike edhe ajo mediale. Për të gjitha është vonë. Nuk do të duhet ne mos ta bëjmë këtë, gjithsesi se duhet t'i bëjmë, por është vonë. Çka duhet të fokusohemi është te beteja juridike ku unë prapë kam shpresë, vazhdoj me pasë shpresë. Me atë se çka kemi parë atë ditë këtu është se mungojnë shumë prova, ka shumë defekte në atë aktakuzë, të cilën unë prapë kam shpresë se do të përmirësohet, tash sa përmirësohet unë nuk e di, por në momentin që do të bëhet ballafaqimi i fakteve, për këtë është Apeli edhe unë mbetem optimistë", deklaroi Islami në Klan Kosova.