Beson në rikthimin e Messit NULL NULL 02.04.2015 07:36 02.04.2015 07:36 Gerard Pique beson që Lionel Messi do të jetë i gatshëm për Barcelonën në sfidën e së dielës ndaj Celta Vigos. Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, beson që bashkëlojtari i tij te skuadra katalanase, Lionel Messi do të jetë i gatshëm për sfidën e së dielës ndaj Celta Vigos. Messi ka munguar në dy ndeshjet e fundit me kombetaren argjentinase kundër Ekuadorit dhe El Salvadorit dhe mbrojtësi katalan beson se argjentinasi do të jetë i gatshëm në fundjavë. “Kam folur me Messin dhe unë jam optimist. Mendoj se ai mund të jetë në rregull, por kjo varet se si ai ndihet gjatë ditëve të ardhshme”, deklaroi 28-vjeçari. “Janë mjekët e klubit ata që duhet të vendosin, por nga ajo që unë kuptoj, ai do të jetë në rregull”. Ylli argjentinas po kalon nëpër një formë të lartë me Barcelonën dhe rikthimi i tij nga lëndimi do t’i jepte motiv shtesë skuadrës së trajnerit, Luis Enrique. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll U largua nga ekipi papritur, Federata Italiane e Futbollit po e ndjek penalisht ish-trajnerin Roberto Mancini 39 minuta më parë