Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Besnik Tahiri: Po na matet pulsi, nëse durojmë tash 2 orë, durojmë edhe 12 orë pa rrymë dimrit

NULL NULL
15/08/2022

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka reaguar pas paralajmërimeve për reduktime të energjisë elektrike.

Tahiri në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se ky paralajmërim është siç tha ai “fushatë psikologjike e Qeverisë Kurti”.

“Paralajmërimi i reduktimeve në pikë të verës, është asgjë më shumë se paralajmërim i një fushate psikologjike të Qeverisë Kurti. Është thirrje që të bëhemi gati për një dimër të gjatë”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij, kjo është një matje e pulsit të qytetarëve.

“Është test i durimit, është test i manovrimit, është test i mashtrimit. Po na matet pulsi, që nëse durojmë 2 orë verës, do të mund të duronim edhe 12 orë dimrit. Kësaj duhet thënë stop tani, ndryshe do jetë vonë!”, ka shtuar ai, transmeton Klankosova.tv.