Besimtarët për Bajram i kushtuan rëndësi edhe veshjes (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Besimtarët për Bajram i kushtuan rëndësi edhe veshjes (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbëresha Fazliu 21.04.2023 20:32

Besimtarët myslimanë të premten shkuan dy herë dhe më shumë në numër, në xhamitë e lagjeve për t’u falur, meqë kjo ditë e shenjtë për ta qëlloi të jetë edhe festa e Bajramit Fitër.

Një kështu vepruan edhe banorët e Hajvalisë, të cilët pas faljes festuan në oborrin e xhamisë ku ishte shtruar tavolinë për ta.

Të pranishmit treguan se për këtë ditë të veçantë, i kanë kushtuar kujdes edhe veshjes.

Dy vëllezërit Vitia, të cilët kishin ardhur enkas nga Norvegjia për këtë festë, treguan se kanë shpenzuar deri në 400 euro për kostumin, çka i bënte të dalloheshin nga të tjerët.

Xheladin Fazliu, imami i xhamisë së lagjes kërkoi nga besimtarët që pas ceremonisë të të premtes së shenjtë, të shkojnë për vizita te familjarët e dëshmorëve, te të moshuarit, vetmuarit e jetimët meqë më shumë se gjithçka tjetër, ata kanë nevojë për vizitë, përshëndetje e buzëqeshje.

klankosova.tv