Besian Mustafa viziton disa prej fermerëve të dëmtuar nga reshjet e shiut

Besian Mustafa viziton disa prej fermerëve të dëmtuar nga reshjet e shiut

1 muaj më parë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, i shoqëruar nga kryetarët e komunave, ka vizituar fermerët e prekur nga demët e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në Pejë, Istog, Junik dhe Deçan.

Mustafa ka bërë të ditur se komunat do të formojnë komisione që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë duke u bazuar në listat e përpiluara nga këto komisione komunale, njofton Klan Kosova.

“Gjatë ditës së sotme, i shoqëruar nga kryetarët e komunave, vizitova fermerët e prekur nga demët e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në Pejë, Istog, Junik dhe Deçan”.

“Komunat do të formojnë komisione që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë duke u bazuar në listat e përpiluara nga këto komisione komunale”.

klankosova.tv