Besa Kabashi-Ramaj: Në aspektin afatgjatë Kosovës i konvenon themelimi i ushtrisë (VIDEO) NULL NULL 06.12.2018 18:18 06.12.2018 18:18 Ekspertja e sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se Kosova nuk është në situatë ideale të shtetformimit. Ajo këtë e ka thënë duke folur për votimin për themelimin e ushtrisë që pritet të bëhet më 14 dhjetor të këtij viti. “Ne nuk jemi në situatë ideale dhe në shtetformim s’ka situatë ideale. Ata që mendojnë se Kosova po fsheh diçka e kanë dokumentin nëpër webfaqe shtetërore. Idealja ka qenë që ushtria të bëhet me ndryshime kushtetuese”, ka thënë Kabashi-Ramaj, njofton Klan Kosova. “Në aspektin afatgjatë Kosovës i konvenon themelimi i ushtrisë, por në aspektin afatshkurtër do të jetë vështirë. Do të marrim goditje, por duhet të jemi të unifikuar dhe të përgatitur se si duhet t’i mbajmë afër partnerët strategjik. Ne duhet të vendosim a jemi shtet, duhet t’i marrim përgjegjësit dhe pasojat. Është momenti i duhur se kah duam të shkojmë. Një barrë të fajit e bartim vet në aspektin e problemeve të brendshme. Nuk mund të mbesim në vakuum shtetëror pa fund”. Sa i përket deklaratës së Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg se nuk është koha e duhur që të themelohet ushtria, ajo ka thënë: “Nuk e ka mbajtur sekret qasjen e tij dhe nuk është hera e parë që thotë do të ketë pasoja”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoxha: Grupe kriminale serbe po përgatiten për sulm në veri, ushtria po i ndihmon për kalim më të lehtë 11 orë më parë