Besa Kabashi: Institucionet nuk i kanë kushtuar vëmendje pjesëmarrjes së kosovarëve në ISIS (VIDEO) NULL NULL 13/08/2019 13/08/2019 Ekspertja e Sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se raporti i publikuar së fundmi nga Qendra Kundër Luftës së Terrorizimit dhe Akademia Ushtarake në SHBA për përfshirjen e kosovarëve në ISIS nuk është befasues. “Situata ka qenë shumë alarmante nga fillimi dhe ne si vend kemi reaguar ngadalë në aspektin e parandalimit. Nuk mendoj që raporti ka thënë diçka të re, na ka rifreskuar me disa informata me gjendjen e tanishme”, ka thënë Kabashi, njofton Klan Kosova. Ajo në Info Magazine ka theksuar se ka një vazhdë të institucioneve vendore për t’i neglizhuar rastet e pjesëmarrjes së kosovarëve në luftërat e huaja. “Nuk iu kushtohet fare vëmendje”. “Ne po vazhdojmë të jemi neglizhencë në adresimin e çështjeve të tilla. Kur mungon harmonizimi ka shumë të meta. Në parandalim veç kemi dështuar, në mënyrën e veprimit jemi munduar që të konsolidohemi por nuk kemi pasë udhëzime strategjike – këtu kemi dështuar të ligji për pjesëmarrje në luftërat e huaja”. Sipas saj Kosova ka pasë që ta nxjerr një draftstrategji për qytetarët e saj që marrin pjesë në luftërat në Siri dhe Irak, por që sipas saj institucionet kanë dështuar. “Problemi është se Ministria e Drejtësisë nuk e ka shtyrë tutje. Edhe ndryshimet politike po ndikojnë në procese me rëndësi”.
Kosova Begaj: Liberalizimi i vizave për kosovarët është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që duhet ta gëzojnë 12 minuta më parë