21:32, 17 Shtator 2019

Besa Baftiu nga koalicioni AAK-PSD e ka quajtur sëmundje kronike sistemin shëndetësor në Kosovë dhe e ka hedhur fajin te PDK-ja dhe LDK-ja për gjendjen e keqe që nga paslufta.

“Sëmundja e shëndetësisë nuk është akute por kronike. Sado që Uran Ismaili është munduar që të ndërhyjë dhe të përmirësojë gjendjen, nuk ia ka arritur.

“Edhe në aspektin profesional dallon shumë trajtimi i sëmundjes akute me atë kronike. Ndërhyrjet janë bërë ndonëse me një buxhet më të rritur ndër vite.

“Është dashur të intervenohet edhe tek barnat edhe te lista esenciale. Për ne kanë qenë të pajustifikueshme vonesat që janë bërë për përpilimin e kësaj liste. Kritika e ime ka qenë në drejtim të përmirësimit të gjendjes në shëndetësi”.

“Si kryetare e Komisionit dhe deputete e kemi pasë një bashkëpunim të mirë me Ismailin. Por jo gjithmonë kur ne kemi menduar që ato politika po shkojnë ngadalë dhe jo në të mirë të qytetarëve”.

“Ne si komision edhe gjatë raportimit kemi kërkuar që Klinika e Kardiologjisë të bëhet në funksion sepse shpenzimet më të mëdha të qytetarëve të Kosovës i çojnë në shëndetësi”.

Baftiu në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës ka akuzuar dy partitë, LDK dhe PDK, për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet shëndetësia.

“Nuk është e ndershme që dy subjektet që kanë udhëhequr deri më tani t’ia hedhin fajin njëra-tjetrës. LDK dhe PDK janë përgjegjëse për gjendjen e shëndetësisë prej pasluftës deri sot. Qeverisjet kanë qenë të përbashkëta. Katër herë është qeverisur nga LDK”.

“Por kryeministrat kanë qenë nga PDK që do të thotë se nuk i është dhënë prioritet shëndetësisë. Më vjen mirë që për 240 milionë është rritur buxheti. Ne kemi kontribuar si PSD që pagat të rriten për stafin mjekësor”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë