Bernie Sanders thyen rekordet e Obamas - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bernie Sanders thyen rekordet e Obamas

NULL NULL
04/10/2015
Kandidati i vetëm socialist në garën për president në Shteteve të Bashkuara të Amerikës është duke rritur me shpejtësi numrat e tij, si ata të votuesve, po ashtu edhe të parave për kampanjën e gjatë.

Bernie Sanders ka rritur numrat e tij më shumë se kushdo tjetër nga kampi demokrat, por edhe republikan.

Më shumë se 20.000 veta ishin në tubimin e tij në Boston të shtunën, duke mos lënë asnjë ulëse të lirë në sallën ku mbajti fjalimin elektoral të radhës Sanders.

Senatori i pavarur nga Vermonti që po garon për president nga kampi demokrat, duket se ka thyer edhe rekordin e Barack Obamas, kur ky i fundit ishte në të njëjtën fazë.

Obama atëherë kishte mbledhur 10.000 veta, raporton Boston Globe, shkruan The Huffington Post, përcjellë Klan Kosova.

Kampanja e Sanders kohë të fundit po shkon shumë mirë dhe javën e fundit buxheti për kampanjën e tij është rritur për 26 milionë dollarë.

Senatori po ashtu ka thyer edhe një rekord të Obamës, duke arritur një milionë donatorë online, pesë muaj më herët sesa presidenti aktual.

Gjithsesi, Sanders ende është prapa Hillary Clinton në sondazhe, veçse numrat janë afruar shumë.

klankosova.tv