Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bernie Sanders: “Nuk duhet ta harrojmë Gazën”

NULL NULL
12.07.2024 22:52
Foto nga arkivi: Gaza

Teksa vëmendja e ShBA-së dhe ndërkombëtare i drejtohet zgjedhjeve amerikane dhe luftës politike të Bidenit, senatori Bernie Sanders ka theksuar nevojën për të mbajtur fokusin te vuajtjet në Gaza.

“Teksa pjesa më e madhe e medias është e fokusuar në dramën e zgjedhjeve presidenciale në ShBA, ne nuk duhet të harrojmë atë që po ndodh në Gaza, ku një krizë e paprecedentë humanitare vazhdon të përkeqësohet edhe më shumë”, tha senatori progresiv amerikan në një deklaratë, raporton Aljazeera, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi numrin në rritje të të vdekurve dhe krizat e urisë dhe higjienës në territorin e rrethuar.

“Megjithatë, në mes të këtij tmerri dhe shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të dërgojnë miliarda dollarë dhe mijëra bomba dhe armë të tjera për të mbështetur këtë luftë. Ne, si amerikanë, jemi bashkëfajtorë”, tha Sanders.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.