Bernard Berisha regjistron ndeshjen e 100-të zyrtare me FC Akhmat Grozny NULL NULL nga Jon Ajeti 07.04.2021 23:49 nga Jon Ajeti 07.04.2021 23:49 Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha ka arritur të zhvillojë ndeshjën e 100-të zyrtare me fanellën e ekipit rus, FC Akhmat Grozny. Berisha këtë numër të paraqitjeve e arriti në ndeshjen në kuadër të çerekfinales së kupës së Rusisë të cilën Akhmat e fitoi ndaj FC Ufa 1:0, njofton Klan Kosova. Berisha është transferuar në ekipin rus ne vitin 2017, për të cilën ka realiazuar 13 gola ne ndeshje zyrtare, ndërkaq tash e një kohe mban edhe shiritin e kapitenit. Futbollisti 29 vjeçar ka qenë pjesë edhe e klubeve si Besa e Pejës, Besa e Kavajës dhe Skënderbeu dhe Anzhi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.