Bernard Berisha operohet me sukses (FOTO)

Bernard Berisha operohet me sukses (FOTO)

NULL NULL
nga Jon Ajeti 1 month më parë

Futbollisti kosovar, Bernard Berisha ka operuar krahun e majtë pas një lëndimi që pësoi me ekipin e tij Grozny. Intervenimi kirurgjikë ka përfunduar me sukses, dhe është kryer në klinikën “Villa Stuart” në  Romë.

Berisha që është edhe kapiteni i skuadrës ruse, do të qëndrojë për disa ditë në kryeqytetin italian e më pas do të fillojë rehabilitimin.  Se kur do të rikthehet 29 vjecari ende nuk është bërë e ditur pasi gjithçka varet nga faza rikuperuese.

Bernard Berisha numëron 133 ndeshje për Grozny Akhmat duke realizuar 17 gola dhe 14 asistime. Teksa në 18 ndeshje i zhvilloi për kombëtaren e Kosovës.