Bernard Arnauld kalon Jeff Bezos për nga pasuria NULL NULL 01.08.2021 14:18 01.08.2021 14:18 Jeff Bezos nuk është më personi më i pasur në planet. Aksionet e Amazonit ranë për 13.9 miliardë dolllarë për një ditë, kur kompania raportoi fitimet e tremujorit të dytë të vitit, andaj Bezos doli prapa francezit, Bernard Arnault. Aksionet e kompanisë të mallrave luksoze LVMH, ku Bernard Arnauld ështëshef ekzekutiv, gjithashtu patën rënie prej 2.9 miliardë dollarë, megjithatë, ai e përfundoi javën me një vlerë neto të vlerësuar prej 192.9 miliardë dollarë, 500 milionë dollarë para Bezos. Bezos kishte kaluar 50 ditët e fundit si personi më i pasur në botë, pavarësisht ekskursionit të tij të shkurtër ndër yjor më 20 korrik, raporton Forbes, transmeton Klankosova.tv. Pasi Arnault u pasurua më shumë se 100 miliardë dollarë gjatë vitit të parë të pandemisë, përfitmi i LVMH-së ka vazhduar për pjesën më të madhe të verës. Arnault zotëron 47% të aksioneve në kompani, e cila ka një kapital tregu prej më shumë se 400 miliardë dollarë. Filalet e saj përfshijnë Louis Vuitton, Moët & Chandon, Christian Dior dhe Tiffany & Co. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani përkujton masakrën e Izbicës: Dëshmi për rrugën e vështirë nëpër të cilën kaluam 24 sekonda më parë