Bërnabiqi e falënderon Qipron për votën kundër Kosovës për procedurat drejt Këshillit Evropës Me këtë veprim, duket qartë se Serbia po vazhdon t'i thejë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ku obligohet të mos pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. NULL NULL 09.05.2023 15:47 09.05.2023 15:47 Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka falënderuar sot, ambasadorin e Qipros, për votën e tyre ”kundër” Kosovës, për nisje të procedurës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Bërnabiq siç shkruajnë mediat serbe, mirënjohëse u shpreh gjatë vizitës lamtumirëse që pati, ambasadori i Qipros në Beograd, Demetrios Theophylactou, përcjell klankosova.tv. Ajo po ashtu e ka falënderuar ata edhe për qëndrimin parimor të vendit të tij, i cili respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë.