Bërnabiq thotë se shqiptarët vijnë nga mali, Pacolli e quan raciste

Bërnabiq thotë se shqiptarët vijnë nga mali, Pacolli e quan raciste

NULL NULL
2 years më parë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj një deklarate të kryeministres serbe, Ana Bërnabiq rreth shqiptarëve të Kosovës, ku ndër të tjera ajo i ka quajtur si “njerëz që vijnë nga mali”.

“I pështirë dhe krejtësisht i papranueshëm komenti i Kryeministres serbe Ana Bërnabiq në prani të shefit të Delegacionit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi ndaj Kosovës “që kemi të bëjmë me njerëzit që vijnë nga mali”.

Ky racizëm i institucionalizuar në Serbi që ka brumin në ideologjinë ultranacionaliste të sëmurë që promovon Qeveria e Ana Bërnabiqit”, ka shkruar diplomati, njofton Klan Kosova.

Ai ka shtuar se Evropa duhet ta shoh se me çfarë kategorie të politikanëve kemi të bëjmë.

“Shpresoj që Evropa sot të kuptojë se me çfarë lloj njerëzish kemi të bëjmë, ata që kanë mbështetur vrasjet masive dhe mohojnë krimet e luftës të kryera nga Beogradi në ish-Jugosllavi”.

“E them me përgjegjësi që sa të jem unë ministër i jashtëm i Republikës së Kosovës, nuk do të lejoj që Kryeministrja serbe të hyjë në Kosovë për sa kohë që ajo të ndjek një ideologji raciste dhe të sëmurë kundër popullit të Kosovës dhe ndërmjet etnive që jetojnë këtu”.

klankosova.tv