Bërnabiq: Serbia e gatshme të punojë në çështjen e të zhdukurve - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bërnabiq: Serbia e gatshme të punojë në çështjen e të zhdukurve

NULL NULL
18/03/2018

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur është një prej më të rëndësishmëve për qytetarët e Serbisë dhe atyre të Kroacisë.

Sipas saj Qeveria e Serbisë është e gatshme që të punojë në këtë drejtim, shkruan HRT, përcjell Klan Kosova.

“Është koha që të zgjidhjet kjo çështje”, ka thënë Bërnabiq duke u përgjigjur në pyetjet se nëse qeveria, do të punojë për këtë çështje pas takimit të dy presidentëve, Aleksandër Vuçiq dhe Kolinda Grabar Kitaroviq.

Por Bërnabiq nuk ka përmendur zgjidhjen e problemit më të zhdukurit nga Kosova.