17:46, 17 Shkurt 2020

Ndërsa në Bruksel po mbahet Konferenca e Donatorëve për të grumbulluar fonde për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri, A2 ka mësuar se Serbia do të dhurojë një shumë prej dy milionë eurosh.

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq është shprehur për A2 se Serbia do t’i japë nga zemra dy milionë euro Shqipërisë.

Ndërkohë, Komisioni Europian do të japë 100 milionë euro për procesin e rindërtimit nga dëmet e tërmetit. Shuma e madhe do t’i shtohet 15 milionë eurove të dhëna nga BE-ja menjëherë pas fatkeqësisë së 26 nëntorit dhe nuk përfshin shumat që do t’i dhurojnë shtetet e tjera anëtare.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Europian do të monitorojë gjithashtu procesin e rindërtimit dhe alokimit të fondeve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë