Bërnabiq: Presim që BE ta njehë vullnetin e Serbisë për zgjidhje me Kosovën - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bërnabiq: Presim që BE ta njehë vullnetin e Serbisë për zgjidhje me Kosovën

NULL NULL
15/03/2018

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka shprehur shpresën e saj sot që Bashkimi Evropian, siç ka thënë, ta njeh dëshirën e madhe, punën dhe fleksibilitetin e Serbisë për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën.

“Serbia nuk është një vend ekonomikisht, politikisht dhe në aspektin social, i dobët. Prandaj edhe nuk mund të akuzohet”, ka thënë Bërnabiq, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

Duke komentuar deklaratat e Wess Mitchell – Ndihmës Sekretarit të SHBA-së për Europë dhe Euroazi, Bërnabiq ka thënë: “Serbia dhe SHBA kanë pikëpamje të ndryshme në çështjen e krahinës jugore të Serbisë. Atë që ata e mbrojnë dhe atë që e propozojnë nuk ka kurrfarë kuptimi”.