Bërnabiq: Kosova e vetmja pikë e mosmarrëveshjes me Serbinë NULL NULL 18.09.2019 16:14 18.09.2019 16:14 Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha sot në Berlin se çështja e Kosovës është e vetmja pikë e keqkuptimit dhe mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Gjermanisë. Ajo pas takimit me kancelaren gjermane në Berlin tha se është e rëndësishme të diskutohet për këtë temë dhe se sipas saj pa një zgjidhje afatgjatë të qëndrueshme dhe pajtimin midis serbëve dhe shqiptarëve, nuk do të jetë ndryshe e ardhmja për Ballkanin, transmeton Klan Kosova. “Çështja e Kosovës padyshim që është e vetmja pikë mosmarrëveshjeje dhe keqkuptimi, por për ne Gjermania është një nga partnerët më të rëndësishëm dhe për aq sa nuk pajtohen për disa çështje, gjëja më e rëndësishme është të bisedojmë me Gjermaninë, të dëgjojmë mendimet dhe këshillat, të paraqesim pozicionin tonë dhe të shohim nëse mund të punojmë së bashku që t`i përafrojmë pikëpamjet tona dhe të arrijmë një zgjidhje afatgjatë të qëndrueshme”, shtoi ajo, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024