Bërnabiq: Handke vjen në Serbi në mars ose prill NULL NULL 16.12.2019 08:30 16.12.2019 08:30 Fituesi i Çmimit Nobel për Letërsi, Peter Handke do të vizitojë Serbinë në mars ose prill të vitit të ardhshëm. Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, transmeton Klan Kosova. Ajo në TV Pink, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte folur me Handken, i cili i tha atij që do ta vizitojë Serbinë në mars ose prill, transmeton Klan Kosova. Nderimi i Handkes me Nobelin për Letërsi u përcoll me reagime dhe kundërshti të mëdha nga vende të ndryshme të botës, kjo pasi Handke ishte mbështetës i Sllobodan Millosheviqit dhe kishte mohuar gjenocidin në Bosnje dhe Hercegovinë. Pikërisht për këtë Shqipëria, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut dhe Afganistani bojkotuan ceremoninë e dhënies së çmimit. Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës i kishte dërguar letër Akademisë Suedeze ku potencohej se Handke kishte mohuar krimet gjenocidale të Millosheviqit, për të cilën kjo e fundit pati thënë se “Nobeli ndahej për arritjet në letërsi e jo për personalitetin e tij”. Peter Handke pranon Nobelin për Letërsi (VIDEO) *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Më së shumti më dhimbset nëna, suksesi im është prej lutjeve të saj (VIDEO) 3 orë më parë