Bërnabiq: 18 të vdekur nga Covid-19, dita më e keqe nga fillimi i pandemisë NULL NULL 10.07.2020 15:57 10.07.2020 15:57 Në 24 orët e fundit, 18 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Serbi dhe janë regjistruar 386 raste të reja. Kështu tha kryeminstrja serbe, Ana Bërnabiq e cila shtoi se sot është dita më e keqe nga fillimi i luftës kundër Covid- 19. “Sot, për fat të keq, sipas një numri të madh të parametrave, është dita më e keqe nga fillimi i luftës me koronën. Në 24 orët e kaluara 18 njerëz vdiqën nga korona”, tha ajo në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.