Bërkoviç nderohet me “Ali Podrimen” NULL NULL 14.05.2015 11:05 14.05.2015 11:05 Në kuadër të shënimit të Ditës së malaazezëve të Kosovës, Universiteti AAB ia ndau çmimin ndërkombëtar për letërsi "Ali Podrimja" shkrimtarit të shquar malazez, Jevrem Bërkoviç. Ky i fundit u shpreh se ndihet i nderuar që u shpërblye me çmimin që mban emrin e shkimtarit Ali Podrimja të cilin e quajti vëlla për shkak se siç tha ai kanë pasur bashkëpunime në kohë të vështira. Në mesin e shumë pjesëmarrësve të kësaj ceremonie ishte edhe kryeparlamentari, Kadri Veseli i cili e vlerësoi veprimtarinë e poetit malazez dhe tha se marrëdhëniet mes të dyja shteteve janë shumë të mira si dhe do të fuqizohen edhe më shumë në vitet e ardhshme. Ky është vitit i dytë që Universiteti AAB ndan këtë çmim, ndërsa lauerat i tij vitin e shkuar ishte shkrimtari i njohur shqiptar, Ismajl Kadare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 16 orë më parë