Berisha takon Metën, flasin për procesin e tranzicionit të FSK-së (FOTO) NULL NULL 09.11.2018 15:55 09.11.2018 15:55 Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri. Berisha ka zhvilluar takime të ndara me presidentin Ilir Meta dhe ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Berisha e njohu kreun e Shqipërisë me procesin e tranzicionit të FSK-së, miratimin e tri ligjeve nga Parlamenti i Kosovës lidhur me këtë proces, transparencën e plotë të këtij procesi, bashkëpunimin me partnerët strategjikë dhe shtetet anëtare të NATO-s për përfundimin me sukses të procesit, i cili po zhvillohet me konsensus të plotë të faktorit të brendshëm politik në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Tiranë, ministri i FSK-së u prit në takim edhe nga ministrja shqiptare e Mbrojtjes Olta Xhaçka, më të cilën biseduan për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë si dhe për marrëdhëniet e mira dypalëshe ndërmjet Ministrisë për FSK dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë. Berisha e njoftoi Xhaçkën edhe me zhvillimet e fundit në MFSK dhe FSK, arritjet dhe partneritetin e ndërtuar me shtetet mike, si dhe për avancimin e planit lidhur me misionin dhe detyrat e FSK-së, i njohur tashmë si procesi i tranzicionit të FSK-së. Nga ana e saj, ministrja Xhaçka e siguroi Berishën se Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë do ta mbështesë fuqishëm Kosovën në ndërtimin e kapaciteteve të saj dhe në objektivat për integrime euroatlantike. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 3 orë më parë