Berisha për Haradinajn: Vendim i padrejtë dhe politikisht i motivuar - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berisha për Haradinajn: Vendim i padrejtë dhe politikisht i motivuar

NULL NULL
02/03/2017

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit në Colmar të Francës ndaj kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Berisha përmes një statusi në Facebook ka thënë që gjykata franceze ka dëshmuar se Haradinaj mbahet për motive politike.

Lexoni më poshtë statusin e plotë të Berishës:

Nje vendim i padrejte dhe politikisht i motivuar!

Te dashur miq, sot kur mbare shqiptaret prisnin kthimin e Ish komandantit te shquar te Luftes Çlirimtare, ish kryeministrit te Kosoves, kryetarit te AAK, Ramush Haradinaj, gjykata franceze shtyu dhe per nje muaj vendimin e saj duke deshmuar qarte dhe perfundimisht se Ramush Haradinaj eshte arrestuar mbi bazen e nje mandat arresti politik te Beogradit dhe ne kundershtim me ligjin nderkombetar qe Franca vet e ka votuar mbahet ne kete vend qartesisht per motive politike.

Shtyrja edhe per nje muaj e vendimit per ti dhene kohe shtese krimineleve ne Beograd per te trilluar, fabrikuar me tej dosjen Haradinaj, dosje e shqyrtuar dy here me pergjegjesi te plote nga gjykata nderkombetare e Hages, e cila shpalli dy here pafajesine e plote te z Haradinaj, nuk i ben nder drejtesise franceze, perkundrazi deshmon shperfilljen e vendimeve te gjykates se Hages dhe anesimin e gabuar me agresorin, Beogradin.

Ky vendim demton rende paanesine e gjykates dhe provon se, midis parimit themelor te drejtesise se gjitha koherave in dubio pro reo, dhe akuzave politike te Beogradit, ajo anesoj me vendimin e saj nga keto te fundit!

Ju bej thirrje autoriteteve me te larta franceze te marrin cdo mase per te garantuar paanesine e gjykates se Kolmarit dhe lirimin e menjehershem te ishkryeministrit te Kosoves, peng i kurtheve dhe mandateve politike te Beogradit!