Berisha për “dosjet e Speciales” te OVL: Një film i keq, i gatuar keq, nga një skenarist i keq (VIDEO) NULL NULL 08.09.2020 21:13 08.09.2020 21:13 Avokati Besnik Berisha ka thënë se dëmi i personit që gjoja ka dërguar katër mijë kopje me dosje të Gjykatës Speciale në zyrtar e OVL-së së UCK-së është një i paditur. “Është një film i keq, i gatuar keq, i një skenaristi të keq. E ka krijuar një teori që kinse ka një shpëtimtar të shtetit, të luftës që po dorëzon dosjen me katër mijë kopje që po e shpërfaqka punën e institucioneve të Serbisë – shërbimeve informative”. “Një film i keq, i papranueshëm dhe kushdo që e ka kryer është i paditur. E kemi votuar vet këtë gjykatë dhe mund të shkojë deri në Rusi për të mbledhë prova për të zbardhë një krim. Kushdo që e ka bërë këtë e ka bërë një shërbim për të keq. Qëllimi mund të ketë qenë i mirë…dikush e ka menduar që një dokumentacion i tillë adresën e ka në veri, në Merdare”, ka thënë Berisha, transmeton Klan Kosova. Berisha në Rubikon ka thënë se ky rast është i ngjashëm me rastin e shumë viteve më parë të njohur si “Rasti Nazim Bllaca”. “Kam qenë vet në Dhomat e Specializuara, e di si ata i ruajnë provat. Ata mund të bëjnë 100 e një mijë gabime por nuk mund të gjesh që të fusin katër mijë dosje në një pako. Mund të përshpejtojë arrestimet dhe publikimet e aktakuzave. “Ato dokumente kurrë nuk kanë dalë nga Dhomat e Specializuara dhe nga degët e saj. Jam një milion përqind i sigurt”. “Ai burrë me kasketë nuk ka ardh nga qielli, ka ardh mysafir i ftuar në shtëpinë e vet”.
Ekonomi Bislimi: Për moszbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë, një pjesë të fajit e ka Brukseli 08/02/2023