Lajmet e fundit
Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës ka folur pas rastit të rëndë në Malishevë, ku një 25-vjeçare shtatzënë dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj.
Berisha tha në emisionin “Edicioni Special”, se shoqëria nuk duhet të reagojë vetëm pasi një rast i dhunës të përfundojë me fatalitet, por duhet të flasë vazhdimisht për dhunën, diskriminimin dhe pabarazinë gjinore.
“Po reagojmë pasi që po ndodh fataliteti. Nuk flasim në baza ditore sa e dëmshme është dhuna, sa i dëmshëm është diskriminimi gjinor, sa e dëmshme është pabarazia gjinore”, tha Berisha.
Ajo tha se parandalimi duhet të nisë që nga fëmijëria, përmes edukimit për trajtim të barabartë.
“Por mendoj që duhet të reagojmë, qysh e thashë edhe më herët, tu fillu tu u eduku prej fëmijërisë, njëri-tjetrin me e trajtu njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë, që nesër mos befasohemi dhe mos na duket nga na erdhi kjo dukuri dhe tek në atë moment të jemi kritik ndaj vrasësit, e jo ndaj një burri i cili ndoshta çdo ditë e promovon mizogjininë, çdo ditë flet kundër grave, qoftë ajo përmes shakave, qoftë ajo përmes debateve publike. Pra, nëse ne në baza ditore e tolerojmë dhunën, nuk duhet të na befasojë pse në ditën kur ndodhi më tragjikja...”, tha Berisha.