Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berisha “kërcënon”: Kujdes kur flet me mua, nuk jam Edi Rama

NULL NULL
28.05.2015 17:42
Ish-kryeministri Berisha është përplasur sot në Kuvend me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, lidhur me projektligjin për Arsimin e Lartë

Diçka e thënë nën zë nga Nikolla, bëri që Berisha të çonte tonin e zërit, duke i thënë ministres të bëj kujdes kur flet me të, sepse ai nuk është Edi Rama.

“1.2 milionë euro për rindërtimin e Ministrisë së Arsimit. Ata burra që sheh aty janë me diplomë më shumë se ty. Mbajë gojën, nuk jam Edi Rama unë. Të thuash ti këtu se do shpenzojë 1.2 milionë euro dhe nuk është gjë për ministrinë, s’ke faj ti. Sepse ti bashkë me Edi Ramën tënd po vendos me shpejtësi të rrufeshme. Dhe çoja atij atë fjalë që the. Të bësh tender ti 5 mln euro tek stadium Dinamo për mikun e Ramës. Nuk ka përfunduar asnjë të vetme. I kemi lënë të gjitha fondet dhe s’ka përfunduar asnjë. Sepse i bën rrush e kumbulla, bëhen stadium dhe komplekse. Herë tjetër matu mirë, pasi ata të tjerët janë më të shkolluar se ty”- tha Berisha.

Lidhur me akuzat e Nikollës për ish-ministrin e Arsimit, Myqyrem Tafaj, Berisha e mori në mbrojtje duke i thënë se “nuk i afrohesh dot këtij burri”. Ministri Tafaj është paditur penalisht për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër,transmeton Lapsi.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.