Berisha: Harrojeni, Nisma nuk bën koalicion me Vetëvendosjen NULL NULL 14.02.2025 23:52 14.02.2025 23:52 Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike në “Edicionin Special”, tha se i kishin pritshmëritë më të larta në këto zgjedhje. Berisha tha se pritën që t’i merrnin 10 përqind, por meqë ky është rezultati ata pajtohen. “Natyrisht i papritshëm përshkak të një fushatë dinamike e masovike që e kemi bo. Natyrisht që e kemi pritur një 10 përqind, por ky është rezultati dhe ne pajtohemi”, Ai tutje shtoi se: “Edhe KQZ është e kapur nga pushteti, ka dilema me atë që ka ndodhur me datën 9 shkurt, ku janë ndryshu të dhënat gjë që ka nxit pakënaqësi te qytetari. Në të njëjtën kohë, gjuha që ka përdorur Kurti ka qenë nxitëse. Mendoj që problemi i atë natëshëm është më i thellë”, tha ai. Ndërkaq, sipas Berishës kjo çka po ndodh me këto zgjedhje është kulmi i së keqes, duke shtuar se komsionerët nuk kanë as kushte në vendet ku po numërohen votat. “Ndodh që dy ditë një kuti nuk e përfundojnë, në sallat ku po bëhet numërimi është ftohtë dhe nuk kanë nxemje dhe nuk kanë kushte, ky proces zgjedhor është duke u degraduar”, tha ai. Poashtu, Berisha theksoi edhe një herë se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti bën homazhe tek varri i Selim Berishës: E kam njohur personalisht vinte në zyrën e Demaçit 20/03/2025