Berisha e quan rrenë “kaltërimin” e blindave për polici (VIDEO) NULL NULL 03.12.2021 20:55 03.12.2021 20:55 Me gjasë, askush nuk kërkoi që blindat e FSK-së të bëhen të kaltër. E as t’i jepen për shërbim policisë. Kështu, të paktën, tha sot Bekë Berisha, kryetar i komisionit kuvendar për mbrojtje e siguri. Për më tepër, ai i quajti rrena raportimet për atë çështje. Ngjyrosja e blindave dhe huazimi i tyre te policia ishte thënë se u kërkua nga ministri i Mbrojtjes. E atë e refuzoi ish-komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, i cili, të martën, dha dorëheqje nga posti. U përfol shumë se largimi i tij nga kjo pozitë u bë pikërisht për shkak të mosrespektimit të kërkesës së bërë nga Armend Mehaj. Kjo temë, me gjasë, u diskutua kur ky i fundit raportoi në komision, pa praninë e mediave. Kronikë e gazetarit Florent Zeqaj.
Lajme Francë, 63 për qind e qytetarëve mendojnë se Macron “nuk është një president i mirë” 01/02/2023
Lajme Putin miraton propozimin për krijimin e qendrave për trajnimin ushtarak me Bjellorusinë 01/02/2023