Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Berisha: Banda e Roshit vrau njeriun që rrahu Shullazin

NULL NULL
12.08.2015 13:18

Në kuadrin e denoncimeve verore të ish-kryeministrit Sali Berisha, ky është ndoshta nga më të rëndët.

“Qytetarët denoncojnë me guxim shefin e komisariatit të Kavajës dhe mikun e Ramës, Ervis, Elvis Roshin dhe bandën e tij!

Në territorin e komisariatit të Kavajës kanë ndodhur disa nga krimet më të shëmtuara gjatë këtyre dy viteve. Në këtë territor u ekzekutua, thuhet nga kriminelë me uniformë, i burgosuri përjetë pasi ai kishte rrahur në burg Shullazin e Sajmir Tahirit. Në atë territor mediat transmetuan keqtrajtimin shtazor të një qytetari nga çunat e krimit të Tahirit. Po kështu, gjatë zgjedhjeve funksionoi gjatë gjithë fushatës si falangë terrori një bandë vrasësish, e drejtuar nga Roshi. Këtu më poshtë keni disa mesazhe për drejtuesin e komisariatit nga një qytetar i Kavajës, të cilat sipas tij ua ka nisur edhe qeveritarëve të sotëm, natyrisht pa sukses!” shkruan Berisha./ Mapo.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.