Berberi i ri inskenoi rrëmbim, dërgoi foto duarlidhur te familja (VIDEO) NULL NULL nga Florent Zeqaj 2 weeks më parë nga Florent Zeqaj 2 weeks më parë Qysh në tentimin e dytë për t’i mashtruar familjarët, një 20-vjeçar nga fshati Nakoc i Drenasit u zbulua nga autoritetet dhe u arrestua të enjten mbrëma. “Fillimisht rasti u raportua si rrëmbim, ku menjëherë prokurori kujdestar, në koordinim me policinë, ka vepruar duke e lokalizuar të dyshuarin, nga i cili e kanë kuptuar se gjithçka është inskenim dhe nuk ka të bëjë me kidnapim”, tha Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore të Prishtinës. I dyshuari me inicialet A.G., që punon si berber në Drenas, kishte provuar që kidnapimin e rrejshëm ta bëjë sa më bindës për familjarët. “Ai u ka dërguar video dhe foto të tij familjarëve, duke kërkuar vlerën prej 3 mijë eurosh”, ka sqaruar Ulaj. Vetëm pak javë më parë i dyshuari e kishte bërë edhe një kësi mashtrimi. Por, zëdhënësja e prokurorisë thotë se rastin e parë familjarët e kanë kaluar në heshtje, duke mos e raportuar në polici. Klan Kosova mëson nga burimet e veta se i riu e ka arsyetuar inskenimin me arsyetimin se u ka para borxh disa personave. Por, kjo nuk u mohua as pohua nga familjarët. Babai i tij i tha televizionit me telefon se nuk ka çka të flasë për rastin, meqë çështjen ia ka besuar drejtësisë.