Lajmet e fundit
Barcelona po tregon formë të lartë në këtë fillim të sezonit, duke bindur edhe në Champions League.
Komentatori i sportit, Engjëll Bërbatovci, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, e cilësoi skuadrën katalanase si një prej pretendenteve kryesore për të gjithë trofetë.
“Barcelona e ka nisur furishëm sezonin edhe në La Liga dhe po vazhdon edhe me Champions League. Edhe pse Feyenoordi nuk është kundërshtar i nivelit të Barcelonës, determinimi dhe përkushtimi që po e tregojnë janë për t’u vlerësuar. Barcelona është një prej skuadrave pretendente për t’i fituar të gjithë titujt në fund. Janë shumë kompaktë dhe sivjet duken vërtet të frikshëm”, tha Bërbatovci.