Berat: Vetura bie në lumë, vdes nëna bashkë me djalin gjashtëvjeçar NULL NULL 27.06.2022 15:10 27.06.2022 15:10 Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit. Mësohet se një veturë ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Për pasojë vozitësja e veturës bashkë me djalin e saj gjashtëvjeçar kanë humbur jetën. Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht ai nuk ia doli të mbijetojë. Rreth 15 minuta më vonë, u nxor nga vetura, pa shenja jete edhe nëna e tij. Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin teksa voziste, derisa grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova MSh-ja shënon progres prej 81% në Menaxhimin e Financave dhe Integritetin Institucional 23 sekonda më parë