Beqiri: Këtë vit në zgjedhje – ndryshe vazhdohet agonia (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beqiri: Këtë vit në zgjedhje – ndryshe vazhdohet agonia (VIDEO)

NULL NULL
13/04/2018

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.

“Brenda këtij viti duhet të kemi zgjedhje. Shkuarja në vitin tjetër është vazhdim i agonisë dhe jo produktivitet qeveritar dhe kuvendar, sepse është e qartë që as Kuvendi nuk është funksional”, ka deklaruar Beqiri.

“Kjo qeveri është krijuar me shumë brishtësi, buzë kufirit sa i përket numrave dhe është parë që nga fillimi se do të jetë vështirë të funksionojë një qeverisje e tillë. Nuk i kanë as 52 numra në Parlament. Një qeveri e tillë është vështirë të funksionojë”.

“Por, ajo që ndodhi me Listën Serbe nuk është arsyeja. Megjithatë nëse këta kanë të drejtë ta formojnë qeverinë me ta edhe ne kemi të drejtë të kërkojmë votat e tyre për t’ua shkurtuar mandatin”.

“Ne mund të ulemi dhe ta formojmë një agjendë, të jetë një datë, për shembull shtatori, dhe pastaj bashakrisht me këtë datë të shkojmë në zgjedhje”.

“Askund nuk ndodh që koalicionit çdo ligj t’i përkrahet nga opozita”.

klankosova.tv