Beqiri i kundërpërgjigjet Donikës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beqiri i kundërpërgjigjet Donikës

NULL NULL
21/05/2015
Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri ka polemizuar me Donika Kadaj-Bujupi e AAK-së rreth interpelancës së kryeministrit Mustafa dhe mungesës së tij në Kuvend.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së ,Ismet Beqiri i është përgjigjur akuzave të deputetes së AAK-së Donika Kadaj- Bujupi , e cila tha se kryeministri  po i ik dhe nuk po i përgjigjet interpelancës.

Beqiri i ka konsideruar këto sulme ndaj kryeministrit si të pabaza dhe të panevojshme.

“Mos u mësoni vetëm me sulmu , bëne ju interpelancën, pastaj a vjen apo nuk vjen është pune tjetër. Unë jam i vetëdijshëm se kryeministri Mustafa vjen në seancë për një çështje të rëndësishme. “shtoi Beqiri.

Ai shtoi se askush nuk është kundër interpelancës nësë ajo futet në rend të ditës.