Beqaj: 10 milionë euro investime në sektorin privat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Beqaj: 10 milionë euro investime në sektorin privat

NULL NULL
20/03/2018

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj ka marrë pjesë në punëtorinë e TAIX-it për Programin COSME 2014-2020.

Në hapjen e kësaj punëtorie, ai ka deklaruar se ekonomia e Kosovës si një ekonomi me popullsi të re, bilanc jo të favorshëm tregtar, eksporte të ulëta dhe papunësi të lartë, ka nevojë për një orientim strategjik.

Duke folur për punën që po bënë Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ministri i Inovacionit ka thënë se qëllimi i ministrisë që drejton është që ta rrisë konkurrencën dhe ta nxisë inovacionin, si një mjet për të rritur produktivitetin vendor dhe për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm ekonomik.

“Besojmë se me buxhet prej 10 milion euro për këtë vit, investim i drejtpërdrejtë në sektorin privat do të arrijmë të krijojmë efekt pozitiv në rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetit”, ka theksuar ministri Beqaj.

COSME është programi i BE-së qëllimi i të cilit është përmirësimi i konkurrueshmërisë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në BE dhe NVM-ve në shtetet e treta që marrin pjesë në këtë program, transmeton Klan Kosova.​