Beogradi ua hap derën artistëve kosovarë NULL NULL 05.06.2015 15:54 05.06.2015 15:54 Festivali “Mirëdita Dobar Dan" i cili ka filluar në Beograd, me datën 4 qershor, do të ketë pjesëmarrës edhe artistë kosovarë. Regjisorët Isa Qosja, Fatos Berisha, këngëtarja Edona Reshitaj dhe publicisti Veton Surroi do të jenë disa nga pjesëmarrësit e festivalit. Ministri i Kulturës në Qeverinë e Serbisë, Ivan Tosovac, ka bërë hapjen e festivalit “Mirëdita, Dobar Dan”, i cili ekspozon veprat e artistëve kosovarë, shkruan e përditshmja serbe b92, transmeton Klan Kosova. Duke u shprehur i kënaqur për shkak të mundësisë që iu dha ta bëjë hapjen e këtij festivali, Tosovac, në fjalimin e tij tha se kjo është një ngjarje kulturore e pazakonshme për kohët e fundit. “Në veprën e madhe të Shakespeare, me regji të Miki Manojlovic, aktorët nga Beogradi dhe Prishtina performuan së bashku. Edhe pse ngjarja dramatike nuk është zhvendosur nga Verona, në këtë version shfaqen së bashku forca e urrejtjes dhe fuqia e pashterrshme e dashurisë, Kapuletët flasin Serbisht, kurse Montagët shqip, pa përkthim”. Ministri poashtu ka thënë se kur dritat fiken dhe maska e fundit hiqet, aktorët largohen nga skena dhe i drejtohen audiencës për t’i shtrënguar duart me ta, duke ua treguar edhe emrin e tyre secilit pjesëmarrës në publik. “Kultura do të na ndihmojë t’i tejkalojmë keqkuptimet, sepse kultura nuk njeh kufij. Ajo është i vetmi element që konstant u jep forcë individëve dhe tërë komunitetit, i ndryshon ata dhe i bën më të gatashëm që jo vetëm ta kuptojnë njëri tjetrin, por edhe të kënaqen me diversitetin e kreativitetit njerëzor. Përmes saj ne zhvillojmë sensin e të njohurit tradita dhe besime të ndryshme”, ka thënë Tosovac. Ky festival që prezanton veprat kulturore të Kosovës, po mbahet për herë të dytë në Beograd. Këtë vit ka filluar me 4 qershor dhe do të përfundojë me datën 8. Festivali i Beogradit, është hapur me filmin e Isa Qosjës, “Dy dritare dhe një varje”, fitues i çmimeve në Festivalin e Filmit në Sarajevë dhe në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Thessaloniki. Programi gjithashtu do ta promovojë edhe librin e Veton Suroit, “Miliarderi”, i cili është botuar edhe në gjuhën serbe nga Samisdat B92, një koncert nga këngëtarja Edona Reshitaj dhe gjithashtu shfaqjen e regjistorit Fatos Berisha “Shoping and fucking”. Festivali do të vazhdojë në Prishtinë në shtator të këtij viti. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kino dhe Teatër Nga sot në Teatrin Kombëtar fillon shfaqja "Kopshti i Hijeve", tregohet historia e familjes Bogujevci 32 minuta më parë
Kulturë Bruce Springsteeni bashkohet në skenë me Zach Bryanin dhe Maggie Rogersin (VIDEO) 49 minuta më parë