Benzema refuzon ftesën lamtumirëse me Francën NULL NULL 19.03.2023 18:11 19.03.2023 18:11 Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë lamtumirëse të Francës, e planifikuar për lojtarët që së fundmi janë pensionuar. Trajneri i ekipit kombëtar të Francës, Didier Deschamps, ka zbuluar se Hugo Lloris, Steve Mandanda, Raphaël Varane, Blaise Matuidi dhe Benzema ishin të ftuar të gjithë në ndeshjen e Les Bleus kundër Holandës të premten, për të nderuar karrierën e tyre me Francën. Franca pret skuadrën holandeze të drejtuar nga Ronald Koeman në Stade de France për të nisur fushatën e tyre kualifikuese për Euro 2024. Por që atëherë ka pasur polemika mes Benzemas dhe Deschamps në lidhje me dëmtimin e fituesit të Topit të Artë në Kupën e Botës 2022. Ndërkohë, siç është raportuar nga mediet franceze, ai nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni lamtumirëse. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.