Benzema pas fitores: Një gol ndryshon ndeshjen dhe ndodhi sot – do kemi tjetër lojë në “Bernabeu” NULL NULL 21.02.2023 23:13 21.02.2023 23:13 Karim Benzema është deklaruar pas fitores së Real Madridit ndaj Liverpoolit, me rezultat 5-2, në kuadër të Ligës së Kampionëve. Benzema ka thënë se këtë fitore ia kushton presidentit të nderit Amancio, i cili gjatë ditë së sotme ka vdekur. Ai tha se vetëm pas 15 minutave u pa Real Madridi, teksa shtoi se akoma nuk është zgjidhur fituesi, pasi është edhe një lojë tjetër në “Bernabeu”. “Një natë e rëndësishme për ne, dua t’ia kushtoj këtë ndeshje Presidentit tonë të Nderit, Amancio. Kjo fitore është për të. Me personalitet, me gola. Duam këtë Ligë të Kampionëve dhe një ndeshje e bukur për të gjithë. Ne filluam pak keq, e dinim që me tifozët e tyre do të bënin presion, por pas atyre 15 minutave ne e pamë tashmë Real Madridin”, ka thënë Benzema pas ndeshjes. “Futbolli është gjithmonë i vështirë. Ata e nisën mirë, më mirë se ne. Është një lojë e madhe dhe ju jeni 2-0 në 14 minuta, por ne donim më shumë.” “Një gol ndryshon lojën dhe ndodhi sot” “Shumë gjëra mund të ndodhin në futboll, do të kemi një tjetër lojë të mrekullueshme në Bernabéu”, përfundoi sulmuesi francez. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.