Benzema kthehet për gjysmëfinale NULL NULL 11.05.2015 17:42 11.05.2015 17:42 Kthimi i francezit është kyq në takimin e madrilenëve ndaj Zonjës së Vjetër. Kthimi i Karim Benzema në ndeshjen e dytë kundër Juventus duket se u arrit. Pavarësisht dyshimeve të ngritura pas mospërfshirjes së tij në skuadër në ndeshjen kundër Valencia, gjithçka ka shkuar sipas planit. Megjithëse kthimi në ndeshjen kundër Valencia do t’i ndihmonte, mbretërit vendosën të mos rrezikojnë. Në stërvitjen e së shtunës francezi lëvizte pa probleme duke dhënë kështu sinjale të mira për trajnerin Carlo Ancelotti. Kthimi i Benzema do të ishte mirëpritur për Don Carlon pas një numri ndeshjes pa shpirt dhe rezultate jo të mira të mbretërve. Që prej lëndimit atë e ka zëvendësuar Chicharito, i cili nuk është se nuk ka qenë në krye të detyrës. Ndaj edhe është në planet e Ancelottit për ndeshjen kundër Juventus. Ndaj Zonjës së Vjetër, Ancelotti mendohet se do t’i besojë sistemit 4-3-3 me BBC në vijën e sulmit. Këtu Benz mund të jap kontributin e tij përmes lidhjes me Ronaldo e Bale si në kohët e vjetra. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.