Benitez trajneri i dhjetë i Perezit NULL NULL 03/06/2015 03/06/2015 Florentino Perez morri në duar Real Madridin në vitin 2000. Ai filloi me trajnerin e parë në krye të kësaj skuadre me spanjollin Vicente del Bosuqe. Ai u largua nga aty në vitin 2003. Në krye të skuadrës madrilene erdhi portugezi Carlos Queiroz që qëndroi në këtë post vetëm 273 ditë. Pas tij erdhi Camacho në vitin 2004 që u përball me vështirësi të mëdha duke u larguar pas vetëm një muaji. Garcia Ramon ishte i katërti trajner i Perezit por që edhe ai dështoi dhe u largua pas vetëm 4 muajve. Në janar të vitit 2005 Perez e solli si trajner Luxemburgon i cili e përfundoi kampanjën e tij poashtu pa tituj. Në këtë kaos erdhi Lopez Caro i cili qëndroi për 156 ditë në krye të Realit, deri kur Florentino Perez dha dorëheqje në shkurt të vitit 2006. Perez u rikthye në vitin 2009 dhe vendosi që të sjell Manuel Pellegrinin si trajner, ai poashtu nuk doli të jetë zgjidhja e parë për të. Ai qëndroi për vetëm një vit në Santiago Bernabeu. Mohurinho më pas erdhi si zëvendësues i tij që në fillim e thërrisnin si “Trajneri i Presidentit”. Në tre sezone Mou fitoi La Ligan dhe Copa del Ray. Dhe i fundit nga të gjithë që u zëvendësua te Real Madrid ishte Carlo Ancelotti i cili fitoi Champions Leaguen dhe Copa del Ray. Por që në sezonin e fundit ai përfundoi pa trofe të fituar, duke u shkarkuar më pas. Ndërsa zëvendësues i tij erdhi Rafa Benitez, i cili do të jetë trajneri i dhjetë i Real Madridit, prej kur Florentino Perez është president i klubit.
Kosova Konfirmohet aktakuza ndaj Myhater Haskukës dhe tre ish-deputetëve për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend 8 minuta më parë