Benitez: Ronaldo të shënojë sa më shumë gola - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Benitez: Ronaldo të shënojë sa më shumë gola

NULL NULL
01/10/2015

Trajneri i Real Madrid, Rafael Benitez ka lavdëruar Cristiano Ronaldon për arritjet e tij. Ndërsa e ka përshkruar atë si të pazëvendësueshëm për skuadrën e tij.

Mbrëmë në ndeshjen kundër Malmos, portugezi e kaloi shifrën e golave të shënuar nga Raul Gonzalez dhe shënoi golin e tij të 500-të në karrierë.

“Atë nuk mund ta zëvendësojë askush, këtë e ka dëshmuar dhe po vazhdon ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Benitez.

Ndërsa është shprehur i kënaqur nga loja që skuadra e tij e bëri kundër Malmo, duke thënë se kanë dominuar këtë ndeshje, kurse posedimi i topit sillej deri në 75%, transmeton Klan Kosova.